» Bashkëpunimi komunitet-polici, vë në pranga një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje

Bashkëpunimi komunitet-polici, vë në pranga një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje

Kamëz

Bashkëpunimi komunitet-polici, vë në pranga një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.5, operacioni policor i koduar “Titanium”.

Sekuestrohen armë zjarri, pushkë sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, mbi bazën e informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas mbante në banesë armë zjarri e sende të tjera të kundraligjshme, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Titanium”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gj. M., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një armë zjarri pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera