» Seanca me dyer të mbyllura, Braçe ndodhej në sallë/ Ç’ndodhi në gjyqin për ish kreun e Kadastrës

Seanca me dyer të mbyllura, Braçe ndodhej në sallë/ Ç’ndodhi në gjyqin për ish kreun e Kadastrës

Ish-drejtori i Kadastrës Shtetërore në Durrës, Liridon Pula, është lënë në burg me vendim të Gjykatës, pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Gjyqtarja Besiana Garxenaj vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë, që po kjo Gjykatë kishte vendosur në mungesë disa ditë më parë për Liridon Pulën, masë shtrënguese që propozoi edhe organi i Akuzës, i cili përfaqësohej nga prokurori Arjan Ndoji. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se Pula ka mohuar akuzën e ngritur nga prokurori.

I pranishëm në sallën e gjyqit ishte edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Në një prononcim për mediat, Braçe ka akuzuar prokurorin e çështjes, Arjan Ndoja, për shantazh ndaj Liridon Pulës.

SHANTAZHI 

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe, e ndoqi vetë seancën gjyqësore në Durrës, drejtuar nga gjyqtarja Besiana Garxenaj, ku tha se prokurori Arjan Ndoja nuk paraqiti asnjë provë të vetme për të fajësuar Liridon Pulën. Madje, sipas Braçes, pati shkelje të rëndë kushtetuese pasi akuza e shpërdorimit të detyrës është ngritur mbi bazën e ligjeve për institucionet e vjetra, siç ka qenë ALUIZNI, që tashmë është shkrirë bashkë me Hipotekën, e cila është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

“Pa më të voglin diskutim, që është akti final i një historie të gjatë gati njëmujore, presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin (Liridon Pula), që ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë, për të cilën është akuzuar, por për pallate monstruoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Është bërë jo për çështjen, por për presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha, shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalzit.

Ai punonjësi i shtetit atje sipër, pavarësisht shantazhit, në të cilin ka qenë, ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë, që e gjithë akuza e ngritur me të është e paprovuar, por ka edhe lajthitje marramendëse që u referohen rregulloreve, të cilat sot nuk janë në fuqi e që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës të sillet si drejtor i institucioneve që kanë qenë më parë. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë regjistruesi.

Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. E kuptoni se në ç’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?”, tha Braçe.

PROKURORI

Zv.kryeministri Erion Bra?e nuk ishte rastësisht i pranishëm në Gjykatën e Durrësit gjatë seancës gjyqësore për kreun e Kadastrës, Liridon Pula. Kujtojmë që Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se një prokuror në Durrës, punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nëpunësve të shtetit, pa përmendur emrin. Bëhet fjalë për prokurorin Arjan Ndoja. Kush është Arian Ndoja?!! Më 28 janar 2008, Arian Ndoja është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar nga detyra e prokurorit nga ishKryeprokurori Theodhori Sollaku.

Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Ndoja ka bërë avokatin, ku ka mbrojtur edhe Arian Selimin, akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Vitin që shkoi, Ndoja u përfol si personi që qëndronte pas rrahjes së avokatit Ilia Ilia, çështje për të cilën u nis hetimi, por ndaj Arian Ndojës nuk u mor asnjë masë.

Sipas deklaratave të pasurisë të pasqyruara në “Open Spendig Albania”, rezulton se ai ka dhjetëfishuar pasurinë për katër vjet. Gjatë vitit 2004, Ndoja deklaron një pasuri prej 20 mijë euro dhe 200 mijë lekë. Dhe pas katër viteve, pikërisht në vitin 2008, ai rezulton me një pasuri mbi 760 mijë euro. Në vitin 2016, Arian Ndoja ka deklaruar se ka në pronësi, 21 apartamente që ndodhen në Shëngjin, 3 bodrume, pemëtore dhe një ndërtesë truall në Krujë.

Panorama

 

 

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera