» “Luan bixhoz në Monte Carlo”, kush është prokurori që Rama shigjetoi nga Kuvendi

“Luan bixhoz në Monte Carlo”, kush është prokurori që Rama shigjetoi nga Kuvendi

Një ditë pasi kreu i qeverisë, Edi Rama shigjetoi nga foltorja e Kuvendit një prokuror të Durrësit për lidhje me krimin e organizuar, pa përmendur emër të përveçëm, zv.kryeministri Erion Braçe ka përforcuar këtë akuzë, duke iu referuar arrestimit të Liridon Pulës, drejtorit të Kadastrës së qytetit bregdetar.

Pas seancës së ditës së sotme, ku Gjykata e Durrësit la me masë sigurie “arrest me burg” ish-drejtorin Pula, Braçe reagoi duke përsëritur akuzën e Ramës pasi u shpreh se subjekti i gjykimit (Pula) është nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale.

Pa më të voglin diskutim që ky është akti i fundit i shantazhit që ka nisur prej një muaji. Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet…Dyshoj shumë, që akuza jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. I kërkon një nënpunësi të Kadastrës të sillet si një drejtues i një institucioni tjetër. Unë s’jam jurist, po duhet provuar se vepra është kryer me dashje, dhe vepra ka sjellë dëme…A e kuptoni në çfarë shkelje ka bërë ky prokuror? Kushtetuta dhe ligji parashtron që prokurori provon akuzat. Nuk e di për kë e ka patur fjalën Rama, unë jam Erion Braçe. Ka një muaj që i bëhet presion drejtorëve të Kadastrës.”- tha Braçe për mediat.

Emri i prokurorit të kësaj çështjeje është Arjan Ndoj, i cili ka dhënë urdhërin për arrestimin e Pulës brenda zyrës së Kadastrës, nën akuzën e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e djeshme, Rama foli për një prokuror në Durrës, që sipas tij punon për një organizatë kriminale dhe i bën presion edhe administratës shtetërore. “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arretson është ky që po bëjmë“, tha Rama.

Pula u arrestua pak ditë më parë në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për të njëjtën akuzë. Ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit u zëvendësua nga Arjan Cengu. ©Lapsi.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera