» Sigurimi i ndërtimeve, për çdo objekt do të paguhet 0.1% e vlerës së shitjes

Sigurimi i ndërtimeve, për çdo objekt do të paguhet 0.1% e vlerës së shitjes

Tashmë çdo ndërtim që do të realizohet në vend do të detyrohet të sigurohet për 10 vite. Qeveria ka miratuar vendimin i cili parashikon që për çdo objekt të paguhet 0,1 e vlerës së shitjes çka sjell automatikisht rritje të kostos për ndërtuesit.Shoqata e Siguruesve  sqaron se ky ligj parashikon sigurimin në rastet e shëmbjeve për shak të cilësisë,rrëshqitje e tokës etj

Ndërtuesit  tashmë do të duhet të sigurojnë për 10 vite çdo objekt.

Kjo është një tjetër kosto shtesë, e cila automatikisht do të ndikojë në  çmimin fundor me të cilin do të shitet një apartament.

Sipas Shoqatës së Siguruesve vlera që do të paguhet është sa 0,1 % e vlerës së shitjes së objektit.

Edvin Libohova: Vendimi i qeverisë në vijim të ligjit parashikon që kosto do të jetë minimale, është 0.1% në vit mbi vlerën e objektit të siguruar. Nëse një kontratë e shitjes së apartamentit kushton 50 mijë euro, është 50 euro në vit.

Por çfarë sigurimi përfshin ky ligj. Edvin Libohova sqaron se kjo nuk lidhet me dëmtimet që mund të vijnë nga katastrofat natyrore por me cilësinë e punimeve apo rrëshqitjen e tokës.

Edvin Libohova: Për të mbuluar të gjitha problematikat që mund të ndodhin gjatë kësaj periudhe, si defekte të fshehura, mund të ndodhin për efekt të mostudimit të mirë të sipërfaqes së tokës që mund të ndodhin rrëshqitje të tokës apo lëvizje të godinës etj.

Nëse ndërtuesi nuk realizon sigurimin e objektit të ndërtuar atëherë ai nuk do të mund ta regjistrojë atë në Hipotekë.

Edvin Libohova: Për këtë ngarkohen rrjeti i noterëve të cilët nuk mund të përfundojnë kontratën e shitblerjes pa pasur një policë sigurimi dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që nuk mund të lëshojnë certifikatën.

Aktualisht në Shqipëri po diskutohet edhe një tjetër projektligj që parashikon sigurimin e banesave nga katastrofat natyrore si tërmetet, përmbytjet apo zjarret./Oranews/


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera