» “Ngecin” të ardhurat tatimore! Qeveria nuk parashikon asnjë rritje në 3 vitet e ardhshme

“Ngecin” të ardhurat tatimore! Qeveria nuk parashikon asnjë rritje në 3 vitet e ardhshme

Qeveria parashikon që në 3 vite të mos ketë asnjë hap pozitiv në rritjen e perfomancës sa i përket mbledhjes së të ardhurave tatimore, pavarësisht planeve operacionale antiinformalitet.

Në dokumentin e projektbuxhetit afatmesëm 2019-2022, i cili tashmë ka marrë fuqi ligjore, thuhet se sa i takon treguesve të performancës, “të ardhurat tatimore parashikohet të kapin nivelin 27.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2022, aq sa është parashikuar për vitin 2019.

Mos rritja e të ardhurave, në terma realë, nënkupton se ato do të rriten afërsisht në të njëjtin hap me rritjen ekonomike. Kjo duket e papritur, në momentin kur qeveria sapo ka prezantuar nismën ligjore të fiskalizimit.

Sistemi i ri i faturës elektronike dhe monitorimit të qarkullimit ka si qëllim kryesor uljen e evazionit fiskal dhe luftën ndaj informalitetit. Por, po të shohim projeksionet e projektbuxhetit afatmesëm, nuk parashikohet asnjë efekt i rëndësishëm i kësaj reforme në të ardhurat buxhetore, të shpehura në terma realë.

Kjo do të thotë që qeveria nuk parashikon një administrim më të mirë të të ardhurave, apo shtimin të numrit të bizneseve në vend, si dhe me shumë mundësi nuk pritet të ketë rritje të mëtejshme të taksave.

Në këtë këndvështrim, strategjia e Ministrisë së Financave për formalizimin e ekonomisë duket se nuk është në shinat e duhura, pasi zbatimi në terren sërish nuk parashikon përmirësim fiskal edhe për tre vitet e ardhshme. /scan


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera