» Duke pritur hapjen e negociatave me BE!

Duke pritur hapjen e negociatave me BE!

Shqiptarët shquhen si popull i duruar dhe që binden kollaj, duke besuar gati çdo gjë nga ato që i thonë politikanët, si në rastin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Prej vitesh jemi duke dëgjuar të njëjtin refren se negociatat do hapen këtë vit. Pastaj papritur del ndonjë “kleçkë” e vogël dhe ndërkombëtarët e shtyjnë pa “arsye” për vitin tjetër, e kështu pa fund.

Në këtë meme me personazh Mister Bin, vihet në lojë pikërisht ky ves i shqiptarëve, që mund të presin e presin pa fund, mund ti zërë gjumi duke pritur, për hapjen e Negociatave. Por prapë nuk ngrenë krye kundër atyre që  i gënjejnë prej dekadash  …./ 360grade.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera