» Gazetarja që përhapi lajmin e tërmetit: Ma ndryshuan tekstin, s’e kam shkruar unë!

Gazetarja që përhapi lajmin e tërmetit: Ma ndryshuan tekstin, s’e kam shkruar unë!

Alarmi dhe paniku që u përhap mbrëmjen e djeshme në Tiranë duket se ishte planifikuar. Daniela Grica e “Shekullit”, një nga dy gazetarët që u shoqërua pas përhapjes së lajmit të rremë, përmes një postimi në Facebook pas dëshmisë që dha në komisariat pretendon që lajmi i saj i përhapur në Facebook u modifikua qëllimisht nga dikush që ajo nuk e njeh.

Gazetarja mohon që të ketë shkruar një lajm të tillë, por akuzon se është modifikuar dhe shpërndarë me foto.

Në fakt ndryshe nga Syri, fake news i të cilit është lexuar dhe fotografuar direkt nga portali, në rastin e shkrimit te Danjela Grricës qarkullon vetëm fotografia e titullit që ka brenda lajmi fals për një tërmet 6 ballë të parashikuar për në orën 23.30 të natës së mbrëmshme. Në fund të titullit kishte si emër të autorit atë të Daniela Gricas.

“Nuk e di! Nuk e di kush, pse, çfarë kërkoi ai apo ajo që modifikoi atë foto. Sepse ai nuk është një lajm, i shpërndarë me link, është një foto e modifikuar me fotoshop që përhapi panik” shprehet ajo.

Lajmi qe qarkulloi me emrin e gazetares Daniela Grica
Mbrëmjen e djeshme portali Syri.net publikoi një fake news duke përhapur panik për një tërmet në 23.30 me një fuqi 6 ballë, pra me i fortë se ai i te shtunës. Lajmi u përhap në të gjithë mediat sociale duke nxjerrë njerëzit të alarmuar në rrugë.

Portali pranë Berishës dhe Metës e hoqi më pas lajmin, ndërsa solli reagimin e fortë dhe të menjëhershëm të strukturave shtetërore, që e cilësuan si përgjegjësi penale! Bashke me Daniela Grricen policia shoqëruan në Komisariat edhe gazetarin e “Syri.Net” Aurel Rakipllari.

d.ba.//Shqiptarja.com


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera