» Vendimi i MAS/ Nesër dhe pasnesër nuk ka mësim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Vendimi i MAS/ Nesër dhe pasnesër nuk ka mësim në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit, Besa Shahini të marrë masa për nxënësit.

Ministrja  Shahini ka njoftuar se nesër dhe pasnesër nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jenë  pushim.

Pushimet për dy ditë të nxënësve në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve që në vend ka pasur lëkundje sizmike.

Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë edhe rrethet me më shumë dëme nga tërmeti i djeshëm, i cili ka shkaktuar dëme materiale edhe në shumë banesa dhe biznese.

360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera