» “Lufta” ndaj mushkonjave që helmoi diplomatët amerikanë!

“Lufta” ndaj mushkonjave që helmoi diplomatët amerikanë!

Një ekip kërkuesish nga Kanadaja raporton se ka gjetur shkakun e sëmundjes misterioze që shqetësoi stafin diplomatik të ambasadës amerikane në Kubë në vitin 2016. Në atë kohë shumë media në SHBA, raportonin se një “sulm akustik” kishte shkaktuar probleme në shëndetin e stafit amerikan në Havana, duke shtuar spekulimet për një armë të re sekrete sonike.

Po një ekip kanadez, i angazhuar për të hetuar ngjarjen në fjalën, mendon se e gjitha kjo ka ardhur për faj të neurotoksinave të lëshuara gjatë një operacioni të autoriteteve kubaneze për të luftuar mushkonjat.  Virusi “Zika” i cili transportohej nga insektet e bezdisshme, ishte një shqetësim i madh në kohë dhe detyroi shumë vende të dezisektonin hapësira të mëdha.

E ashtuquajtura “Sindroma e Havanës” preku shumë anëtarë të stafit të misionit diplomatik të SHBA në Kubë dhe mori faqet e para të shumë mediave botërore. Kuba i mohoi gjatë gjithë kohës akuzat që çuan në një rritje të re të tensioneve mes dy vendeve.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera