» Pranimet në universitete, ja kuotat e lira për në raundin e dytë

Pranimet në universitete, ja kuotat e lira për në raundin e dytë

Nga 23 mijë garues për të zënë një vend në universitetet publike apo private, më shumë se gjysma prej tyre, 14 mijë, e kanë gjetur veten që në raundin e parë.

 

Pasditen e vonë të së dielës janë mbyllur regjistrimet për raundin e parë. Gazeta publikon kuotat e lira në katër universitetet e kryeqytetit, për të cilat do të garohet në pesë fazat e raundit pasardhës. Numri pritet të pësojë ndryshime të vogla, varësisht nga shifrat e studentëve që do të çregjistrohen brenda ditës së sotme.

Raundi i dytë nis më 19-21 shtator, me aplikimet me Formularin A3. Në datën 27 shpallen fituesit, ndërsa regjistrimet do të nisin tri ditë më vonë. Një Formular A4 në muajin tetor pritet të ezaurojë të gjitha kuotat, që do të mbeten bosh edhe pas raundit të dytë të regjistrimeve.

 VENDET E LIRA 

Ashtu siç edhe pritej, Universiteti Mjekësor i Tiranës, më i riu në vend, rezulton të jetë ndër më të lakmuarit. Dhe sigurisht, me më shumë kuota të ezauruara. Aktualisht ka mbetur vetëm 10% e totalit, 120 kuota, kryesisht në profile si: Teknikë laboratori, Teknikë imazherie, Logopedi, Teknikë dentare dhe Shëndet publik. Degët e tjera kanë zero, ose shumë pak kuota boshe.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Universitetin Politeknik, në të cilin kanë mbetur 443 vende të lira nga afro 2 mijë kuota në total. Arkitektura me dy profilet e saj dhe Inxhinieritë e Ndërtimit, Informatike dhe Elektrike janë thuajse të zëna. Rrjedhimisht, mundësia që viza e kuqe të ulet është shumë e ulët, ndërsa në degë të tjera, niveli i regjistrimeve paraqitet 50% e më tepër. Në universitetin më të madh në vend kanë mbetur më pak se 70% e kuotave totale. Drejtësia, Informatika, Financa dhe Teknologjia e Informacionit kanë shumë pak hapësirë për pranime të reja.

pranimi1

pranimi2


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera