» Vajza i vjedh para prindërve, paguan 2 persona që t’u marrë jetën atyre

Vajza i vjedh para prindërve, paguan 2 persona që t’u marrë jetën atyre

Një adoleshente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shokuar me veprimin e saj.

Vajza 17-vjeçare Alice Michelle Hatcher, ka tentuar të vrasë prindërit e saj në Florida.

Vajza akuzohet se ka vjedhur 1.400 dollarë nga prindërit e saj Michael dhe Tammy.

Ajo, fillimisht vodhi kartën e tyre bankare dhe tërhoqi 500 dollarë, 100 prej të cilave i shpenzoi për kokainë, ndërsa 400 ia dha një mikut të saj për të vrarë prindërit.

17-vjeçarja ishte përpjekur dy herë të punësojë dikë për t’i vrarë ata ku pasi shoku i saj nuk pranoi ajo pagoi një person tjetër me 900 dollarë.

Rasti u raportua në polici nga një i ri, i cili tha se Alice i kishte dhënë një shoku të tij para për të gjetur dikë për të kryer vrasjen.

Sipas The Indenpedent, vajza ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë për gjykim më 3 tetor të këtij viti.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera