» Tre të vdekur nga mishi i kontaminuar në Spanjë

Tre të vdekur nga mishi i kontaminuar në Spanjë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën 222 të tjerë janë infektuar në epideminë më të madhe të listerisë në Spanjë deri më tani.

Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Infeksioni, i cili ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga mishi i derrit në jug të vendit, kryesisht ka prekur gratë.

Shumica e pacientëve janë nga Andaluzia pasi fabrika e përpunimit të mishit Magrudis ndodhet në Sevilla.

Të gjitha produktet e derrit të bëra nga fabrika para 1 majit, u tërhoqën nga raftet.

Listeria është një sëmundje infektive e shkaktuar nga virusi Listeria monocytogenes dhe hyn në trupin e njeriut me ushqim të kontaminuar.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera