» Calavera: Shqipëria të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së

Calavera: Shqipëria të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera thotë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat.

Nga Podgorica, për RTV Ora Calavera tha se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE

Calavera për RTV Ora: Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve.

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka refuzuar të përgjigjet për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

“Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”, ka deklaruar Calavera.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera