» Veliaj: Tirana, pjesë e një platforme ndërkombëtare Smart City

Veliaj: Tirana, pjesë e një platforme ndërkombëtare Smart City

Bashkë me qytetin e Bazelit në Zvicër, Tirana do t’i bashkohet një nisme ndërkombëtare për platformat Smart City. I ftuar në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu angazhimin e bashkisë që Tirana të jetë kartolina e bukur e Shqipërisë moderne. 

Kryeqyteti shqiptarë do të jetë pjesë e një nisme ndërkombëtare për platformat smat city. dhe aplikimin e teknologjisë së informacionit në shërbimet qeveritare, bashkiake, sektorin privat, etj. Nga Praga, ku mori pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo platformë është një mundësi e shkëlqyer për t’i shërbyer më mirë qytetarëve.

Veliaj: “Tirana do t’i bashkohet kësaj platforme të qyteteve inteligjente për të marrë disa nga eksperiencat më të mira smart city në shërbime qeveritare e bashkiake. Do të jemi pjesë e kësaj nisme bashkë me qytetin e Bazelit nga Zvicra, të cilës besoj do t’i bashkohen edhe shumë qytete të tjera, ku do të kemi mundësi të tregojmë se si me pak financa, por me shumë përkushtim e me shumë mobilizim qytetar, kemi arritur disa nga këto zhvillime në Tiranë”.

Veliaj theksoi se Tirana do të ketë mundësi për të mikpritur mbi 50 delegacione thuajse çdo javë, ndërsa shprehu angazhimin e bashkisë që Tirana të jetë kartolina e bukur e Shqipërisë moderne.

Veliaj: “Jam shumë krenar për Tiranën. Fakti se do të kemi mundësi të mirëpresim mbi 50 delegacione, thuajse çdo javë, në qytetin tonë, më përkushton që bashkë me skuadrën e bashkisë qyteti të jetë kartolina e bukur e Shqipërisë moderne”.

Forumi Ekonomik dhe Mjedisor i OSBE-së synon të stimulojë dialogun politik ndërmjet shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për çështjet kryesore ekonomike dhe mjedisore që lidhen me sigurinë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera