» Kuvendi rrëzon dekretet e Metës

Kuvendi rrëzon dekretet e Metës

Pas një séance gati pesë orësh, Kuvendi ka votuar  rrëzimin e 8 dekreteve të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim-Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve.

19 vota pro, 78 kundër dhe  abstenim dhe 3 kundër-Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 36/2019 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.04.2008 “Për rezervat materiale të shtetit”

22 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11227, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””

23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar””

22 vota pro, 76 kundër dhe 4 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””

22 vota pro, 74 kundër dhe 4 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””

23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””

15 vota pro, 77 kundër  dhe 11 abstenim- Dekreti i Presidentit të Republikës “Për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”

Kuvendi votoi edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit, për transportin detar” me 98 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim, si dhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane, Strasburg 22.VII.1964, tekst i ndryshuar në përputhje me dispozitat e protokollit të konventës (EST nr.134) me 100 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim.

Po sot Kuvendi votoi Besnik Dervishin si Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me 100 pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera