» Lëvizja e dosjes, humbasin videot e përplasjes së makinës së policisë në Elbasan, çfarë thotë gjykata

Lëvizja e dosjes, humbasin videot e përplasjes së makinës së policisë në Elbasan, çfarë thotë gjykata

Lëvizja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë në Elbasan, bënë që të humbasin DVD me pamjet e përplasjes. Për 4 seanca Gjykata për Krime të Rënda kërkoi DVD, të cilat nuk gjendeshin në fashikullin e gjykimit. Këtë të enjte, Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rikuperuar në Institutin e Policisë Shkencore.

“Eksperti që ka kryer akt-ekspertimin për këto prova, nuk kishte bërë një kopje të dytë, megjithatë pamjet janë rikuperuar”, tha Gjykata dhe do të shihen në seancën e radhës.

Gjykata kishte dërguar shkresë edhe në Prokurorinë e Elbasanit, e cila kishte bërë të ditur se këto DVD nuk ndodheshin atje, por janë nisur në Prokurorinë për Krime të Rënda. Prokuror Behar Dibra tha se nuk mund të shpjegonte këtë situatë, duke shtuar se dosja ka lëvizur tre herë, në Elbasan, Prokurorinë e Përgjithshme e më pas te Krimet.

Më 18 shtator 2017, patrullat e Policisë kishin dalë për verifikim automjetesh dhe personash në lidhje me një sinjalizim të bërë nga një shtetas, se në tunelin e Kërrabës 3 automjete i kishin bërë manovra në rrugë, ndërsa në një prej makinave, një person i kishte drejtuar një objekt si pistoletë.

Gjatë kontrolleve të kryera përpara tregut ushqimor, Policia kishte vënë re një makinë “Range Rover”, e ngjashme me përshkrimet e bëra nga personi. Policia i ka bërë me shenjë që të ndalonin dhe personave brenda që të dilnin. Njëri prej këtyre personave ka dalë dhe ka shkuar në drejtim të rojës së tregut për t’i dhënë diçka, veprim të cilin Policia ia kishte ndaluar. Si pasagjerë në këtë automjet ka qenë Endri Çopja dhe një person tjetër, që kanë refuzuar të shoqërohen në Polici.

Gjatë kësaj kohe, në këtë vend janë mbledhur forca të shumta policie dhe pas disa minutash vërehet një makinë tip “Audi” që bën manovra. Nga kamerat e sigurisë shihet që makina “Audi” bën tentativë për t’u futur në tregun ushqimor dhe gjatë kësaj tentative përplas makinën e Policisë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera