» Shqiptarët do të jenë shumë shpejt “pleqtë e Ballkanit”

Shqiptarët do të jenë shumë shpejt “pleqtë e Ballkanit”

Nga vendi me popullsinë më të re, shqiptarët do të jenë shumë shpejt “pleqtë” e Ballkanit Perëndimor.

Popullsia po tkurret me një ritëm të shpejtë, lindjet po bien dhe njerëzit po shkojnë drejt plakjes. Të dhënat janë edhe më të trishta kur bëhet fjalë për parashikimin e moshës mediane të popullsisë shqiptare në 2100, prej 53.2 vite, më e larta në rajon.

Mosha mediane është një tregues i rëndësishme demografik, pasi tregon pikën ku popullsia ndahet në mënyrë të barabartë, më të vjetër se ajo moshë dhe më të rinj. Për më tepër që mosha mediane nuk është vetëm një tregues se sa e re apo sa e vjetër është popullsia e një vendi, por edhe një tregues i rritjes së popullsisë.

Kjo do të thotë se popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të shpejtë në rajon, pasi në vendet e rajonit mosha mediane në 2100 përllogaritet të jetë nën 50 vjeç.

Sipas “Monitor” pas Shqipërisë, projeksionet parashikojnë se moshën më të lartë mediane do ta ketë Mali i Zi me 50.3 vjeç, pasuar nga Bosnjë dhe Hercegovina me 49.8 vjeç, Serbia dhe Maqedonia me 48.7. Ndërsa mosha mediane në botë përllogaritet që deri në 2100 të jetë 41.6.

Ndërkohë që 50 vjet më parë, Shqipëria kishte popullsinë mediane më të re të rajonit me një moshë mediane prej 19.6 vjet, madje më të ulët edhe se mosha mediane botërore prej 21.5 vjet.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera