» “Kërkoni botox dhe buzëkuq”/ Murrizi “shkund” parlamentin

“Kërkoni botox dhe buzëkuq”/ Murrizi “shkund” parlamentin

Deputeti demokrat Myslym Murrizi ka reaguar ashpër pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në seancën e sotme të Kuvendit, ku kërkoi votën e opozitës për Reformën Zgjedhore.

Sa i takon kërkesës së Ballës për rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, Murrizi tha se ndryshimet janë vetëm “botox dhe buzëkuq”.

“Edhe thoni se ata që janë jashtë nuk donin që të votojnë emigrantët edhe i thërrisni si Hoxha, hajdeni se pa ju nuk e bëjmë dot. Ju talleni me qytetarët shqiptarë. Ndryshimet e OSBE janë botox dhe buzëkuq që përhap kancer. Janë kancera sistemi. Ne themi hajdeni të votojmë atë që doni ju, ju thoni duam ata. Sistemi është kancer. Ne duhet të ndryshojmë sistemin bastard të 2008”-tha ndër të tjera Murrizi.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera