» ”Albanian Effort 19”/10 vende aleate në NATO, stërvitje në Bizë (VIDEO)

”Albanian Effort 19”/10 vende aleate në NATO, stërvitje në Bizë (VIDEO)

Në poligonin e Bizës ka nisur stërvitja ushtarake “Albanian Effort 19”, me pjesëmarrjen e trupave nga 10 vende aleate në NATO. Stërvitja ka nisur më 9 shtator dhe do të përfundojë më 16 shtator. Kjo stërvitje ka për qëllim ndërveprimin e njësive luftarake aleate në operacionet ndaj krizave dhe ato paqeruajtëse.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shprehet se “stërvitja me numrin më të madh të vendeve aleate e partnere ka nisur. Në poligonin e Bizës trupat dhe mjetet kanë nisur veprimet luftarake”.

Trupat dhe mjetet e forcave të armatosura nga Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të stërviten 1 javë në Bizë, për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh e partnerësh në operacionet e përbashkëta.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera