» Krimet e Rënda mbyllin hetimet për “Toyota Yaris”, e çojnë dosjen në gjykatë

Krimet e Rënda mbyllin hetimet për “Toyota Yaris”, e çojnë dosjen në gjykatë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, duke e dërguar në gjykatë.

Kështu Prokuroria iu ka komunikuar akuzat Edi Lika, Klevi Lika, Arben Ceka dhe Alban Mollaymeri, të cilët akuzohen për pastrim parash, armëmbajtje pa leje, falsifikim të monedhave dhe grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë aktualisht janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë shqiptarë Alfred Vladi dhe Elvis Vladi.

Gjithçka lidhur me çështjen e makinave “Toyota Yaris” ku u gjetën 3.5 milionë euro të fshehura në dy automjete në portin e Durrësit.

Kjo pasi makinat e bllokuara me shumën e madhe të parave, ishin në një kontenier që vinin nga Belgjika.

Më 25 korrik 2019 në ndihmë të autoriteteve belge, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u mor në pyetje edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ishte i pari që denoncoi rastin e makinave me para.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera