» Sot, 21 vite pa Azem Hajdarin, homazhet bëjnë bashkë Bashën me Rudinën

Sot, 21 vite pa Azem Hajdarin, homazhet bëjnë bashkë Bashën me Rudinën

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Ditën e homazheve e nisi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke vendosur një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Më pas ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha, bashkëshortja e Azem Hajdarit dhe fëmijët e tij që bënë homazhe para bustit.

Në homazhe ishte dhe ish ministrja e Mbrojtjes. Mimi Kodheli.

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 së bashku me shoqëruesin e tij Besim Çerja.

Priten dhe personalitete të tjera të bëjnë nderime pranë këtij memoriali.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera