» Komanda speciale amerikane simuloi 4 rrëmbime aeroplanësh një javë para 11 Shtatorit, kishte planifikuar një tjetër mëngjesin…./ Faktet tragjike të sulmeve terroriste të 9/11 në SHBA

Komanda speciale amerikane simuloi 4 rrëmbime aeroplanësh një javë para 11 Shtatorit, kishte planifikuar një tjetër mëngjesin…./ Faktet tragjike të sulmeve terroriste të 9/11 në SHBA

Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit në sulmet e 11 shtatorit 2001, ishte 3.051. Dhjetëra bebe u lindën më pas, baballarët e të cilëve vdiqën po atë ditë. Nëntë muaj pas sulmeve të 11 Shtatorit, numri i lindjeve në Nju Jork u rrit me 20 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2000.

Sipas studiuesve, konsumi i alkoolit në Manhatan në javën që pasoi sulmet, u rrit me 25 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, konsumi i duhanit u rrit me 10 për qind, ai i marijuanës me 3.2 për qind. Ndërsa pjesëmarrja në shërbesat fetare në kisha dhe sinagoga, u rrit me 20 përqind.

Vlera totale e veprave të artit të humbura nga shembja e Kullave Binjake, ishte mbi 100 milionë dollarë. Mes tyre, spikasnin veprat e Pablo Pikasos, Aleksandër Kalder, Joan Miro, Roi Lihtenshtein dhe Dejvid Hoknej.

Një nga heronjtë e asaj dite të tmerrshme, ishte një qen udhëzues, Rosela, një labrador me ngjyrë të verdhë, që e orientoi të zotin e saj të verbër, Majkëll Hingson, të zbriste shkallët e 78 kateve të Kullës së Veriut, dhe të shkonte në shtëpinë e një miku të tij.

Tre orë përpara sulmeve, një makineri e quajtur ‘Gjeneratori i Ngjarjeve Rastësore’ në Universitetin e Prinstonit, parashikoi ndodhjen e një ngjarje kataklizmike. Vetëm 291 trupa të pajetë u gjetën të paprekur në rrënojat e 2 kullave. Prindërit e Liza Frost, 22 vjeçe, pasagjere në avionin e linjës ‘United Flight 175’, që u përplas mbi Kullën Jugore, pritën thuajse një vit para se gjithçka që i përkiste vajzës së tyre, të gjendej nga punëtorët që kontrollonin nëpër rrënoja.

Në total, punëtorët kontrolluan më shumë se 1 milion ton mbeturina, për mbetje trupash dhe sende të tyre personale. Ata gjetën gjithsej 65.000 sende, përfshirë 437 ora dore dhe 144 unaza martese. Zjarrfikësve iu deshën 100 ditë, për të shuar të gjitha zjarret e shkaktuara nga sulmet terroriste në Nju Jork.

Njëqind ditë për të fikur zjarret/ Faktet tragjike të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA

Kutitë e zeza të avionit që u rrëzua mbi Pentagon, u gjetën më 12 shtator. Donald Ramsfeld, tha më vonë se të dhënat nga regjistruesi i zërit të kabinës së pilotëve, ishin të papërdorshme. Kjo ishte hera e parë në 40 vjet, që një aparaturë e tillë nuk kishte asnjë të dhënë.

Kur drejtuesi i sulmeve, Muhamed Ata, bëri check-in në aeroportin Logan në Boston, emri i tij shkaktoi një alarm në sistemin e sigurisë, ndaj çantat që ai kishte me vete nuk u futën në avion.

Në momentin kur u shembën kullat e Qendrës Botërore e Tregtisë, u shkatërrua një dhomë lutjesh për myslimanët që ndodhej aty pranë, bashkë me nje dyqan që shiste kopje të Kur’anit.

Numri zyrtar i viktimave nga sulmet e 11 Shtatorit ishte 2.977. Sidoqoftë, shumë të mbijetuar, përballen ende sot me probleme shëndetësore. Prej vitit të kaluar, rreth 88.000 njerëz janë anëtarë të Programit të posaçëm Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Në një stërvitje të quajtur “Vigjilent Guardian”, NORAD (Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës ​​Ajrore të Amerikës së Veriut), simuloi të paktën 4 rrëmbime aeroplanësh një javë para 11 Shtatorit. Dhe kishte planifikuar një simulim tjetër mëngjesin kur ndodhën realisht sulmet.

Biznesmeni Leri Silvershtein, mori me qira për 99-vjet një ambjent në Qendrën Botërore të Tregtisë për shumën 3.2 miliardë dollarë, vetëm 6 muaj para se ajo të shkatërrohej. Seksioni i Pentagonit që u godit nga avioni me pasagjerë, sapo ishte nënshtruar një rikonstruksioni me vlerë 258 milionë dollarë. Muret ishin forcuar, dritaret po ashtu. Shumë dritare pranë pikës së përplasjes, mbetën të paprekura.

Xhon O’Neil, një agjent special i FBI-së, që kishte hetuar Al-Kaedën dhe sulmin e parë terrorist ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993, u largua nga agjencia për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat e saj. Ai nisi punë si shef i sigurisë në Qendrën Botërore të Tregtisë, ku dhe gjeti vdekjen më 11 Shtator 2001./ Përshtatur nga CNA.al

Related image


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera