» Djegia e kabinës në Fushë-Krujë, OSHEE: Ishte 40-vjeçare, e zëvendësuam me të re 20kV

Djegia e kabinës në Fushë-Krujë, OSHEE: Ishte 40-vjeçare, e zëvendësuam me të re 20kV

Një kabinë elektrike u dogj mbrëmë rreth orës 21:00, duke lënë pa energji elektrike disa banesa rreth saj në Fushë Krujë.

Kabina “Kastriot i Vjetër”, operonte me pajisje të vjetra 6 kV, e ndërtuar me arkitekturë tip kullë që në kohën e elektrifikimit.

OSHEE ben me dije se për shuarjen e zjarrit u angazhua zjarrfikësja, ndërsa OSHEE stakoi fiderin për masë sigurie.

“Me normalizimin e situatës, brigadat e OSHEE Agjencia Fushë Krujë, së bashku me një staf suport të ardhur nga Drejtoria Rajonale Durrës, evidentuan dëmet dhe organizuan planin e veprimit, i cili konsiston në vendosjen e pajisjeve të reja 20kV, në të gjitha pjesët përbërëse të kabinës”-thuhet ne njoftim.

Sipas OSHEE kabina e re, e cila do të pajisjet me aksesorët e nevojshëm, për ta vendosur në funksion brenda ditës së sotme.

“Theksojmë se punimet për kabinën e re përputhen me planin e investimit të OSHEE për zëvendësimin e rrjetit elektrik nga 6 në 20kV, projekt ky në zbatim prej dy vitesh në qytetin e Fushë Krujës”- thote OSHEE.

kabina

 


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera