Përfshihet nga zjarri një kabinë elektrike në Fushë-Krujë, 500 familje pa energji - 360 Grade

Përfshihet nga zjarri një kabinë elektrike në Fushë-Krujë, 500 familje pa energji

Një kabinë elektrike në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Kabina ndodhet në lagjen “Kastrioti” të Fushë-Krujës.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikësve, zjarri është shuar dhe është evituar shpërthimi i kabinës që mund të kishte shkaktuar një tragjedi.

Ndërkohë kabina ka dalë jashtë përdorimi dhe rreth 500 familje janë aktualisht pa energji elektrike./ Balkanweb

Kabina-Fushe-kruje-2


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera