» ‘Çunat shqiptarë s’kanë shans me mua’, Elton Ilirjani del me makeup në emision

‘Çunat shqiptarë s’kanë shans me mua’, Elton Ilirjani del me makeup në emision

Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ishte i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ku u shfaq në emision i lyer me makeup. Eltoni u shpreh se u bë nami për foton ku ai shfaqej duke u lyer me buzëkuq, por e vetmja gjë që ai donte të përcillte me foton ishte një mesazh për t’i trajtuar të gjithë njësoj.Gjatë emisionit Eltoni u pyet nga Rudina edhe për jetën e tij personale dhe lidhjet e dashurisë. Biznesmeni u shpreh se nuk beson tek dashuria, por e quajti “formë dashurie” lidhjen me një turk-qipriot.

-640-0-5d7947400b315

 

“E trishtë është që asnjëherë nuk kam prezantuar një të dashur. Nuk besoj se do të kem të dashur që ta prezantoj në nivelin e të dashurit tim të parë dhe të vetëm. Çunat shqiptarë nuk kanë shanse se janë shumë larg mentalitetit tim. Mendoj që unë duhet të dua veten më shumë dhe të dua atë që unë bëj”, u shpreh Eltoni duke i dhënë edhe një mesazh publikut që ta duan veten më shumë.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera