» Shënim/ Pse Rama, kërkon me çdo kusht të ketë Ilir Metën përballë? Apo?!…

Shënim/ Pse Rama, kërkon me çdo kusht të ketë Ilir Metën përballë? Apo?!…

Është e qartë për këdo se komisioni hetimor parlamentar, është pjesë e pandarë e vullnetit politik të kryeministrit, domethënë e Ramës. Kjo kuptohet dhe dihet.

Mirëpo deri më tash, reagimi politik, komunikativ dhe kushtetues i Metës, është kryer nën kontroll të plotë të emocioneve dhe “kundërshtari” Meta, nuk ka rënë në provokacionin e paramenduar…
E parë nga ky këndvështrim, në kurthin e Ramës, nuk ka rënë Ilir Meta, por deri tash duket se ka rënë mënyra banale dhe joprofesionale se si ne shqiptarët dimë ti ngremë dhe dimë ti qorollepsim këto komisione hetimore të telekomanduara.

Kryeministri kërkon të rrëzojë edhe presidencën, të shndrrojë atë në një institucion krejt politik, edhe nga shqetësimi i madh, që në mënyrë të nëndheshme japin sondazhet e opinionit të shqiptarëve që po parapëlqejnë ndjeshëm Metën, në raport me Ramën.

Mirëpo kryeministri vijon në rrugën e tij dhe nuk po e kupton ende se e ka humbur, ende pa e filluar dot këtë betejë mediatike kundër Presidentit, i cili nuk po mbrohet ndaj akuzave të Komisionit, por shkallë shkallë, po nxjerr në një dritë të re, përgjegjësitë e fshehura të vetë kryeministrit.
Çfarë vlere kanë në këtë rast kontrolli që ai, ka vendosur mbi shumicën e mediave?


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera