» VIDEO/ “Huligan, hajdut”-Qytetari i shkon në zyrë nëndrejtorit të Kadastrës në Vlorë: Më shite shtëpinë. I bën thirrje Edi Ramës

VIDEO/ “Huligan, hajdut”-Qytetari i shkon në zyrë nëndrejtorit të Kadastrës në Vlorë: Më shite shtëpinë. I bën thirrje Edi Ramës

Një qytetar në Vlorë, akuzon nëndrejtorin e Kadastrës atje, Klodian Troci se i ka shitur shtëpinë, duke bashkëpunuar me një firmë ndërtimi.

Qytetari ka filmuar momentin kur i ka shkuar në zyrë nëndrejtorit, duke thënë se i ka dhënë një banesë të pabanuar, ndërsa i drejtohet kryeministrit Edi Rama për t’i zgjidhur çështjen.

“15 ditë ka ardhur shkresa. Me kë bë pazare? Edi Rama e shikon këtë huligan. Më ka shitur shtëpinë, më ka dhënë hipotekë të tjetër. Më ka shitur pronën në bashkëpunim me firmën. Ky është një huligan. Më ke shitur shtëpinë dhe më ke dhënë një shtëpi të pabanueshme. Kam shkruar pesë herë në portale. Kam 4 vjet që bredh gjyqeve. Ma mban pronën të bllokuar dhe unë nuk mund të marr kredi”, thotë qytetari në videon e siguruar nga “News24”.

Troci ka lënë zyrën që prej ditës së hënë, ndërsa vendimi për shkarkimin i është komunikuar gojarisht, ndërsa pret që të enjten ti vijë shkresa e shkarkimit nga detyra.

“Huligan, hajdut”-Qytetari i shkon në zyrë nëndrejtorit të Kadastrës: Më shite shtëpinë. I bën thirrje Edi Ramës on Vidnews.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera