» “Rama- Basha të sinkronizuar”, të qeshura në konferencën e Presidentit: Unë Xheloz? Nëse ndodh kjo, do t’i jap 2 dekorata. Monikës dhe Lulzimit jo, sepse…

“Rama- Basha të sinkronizuar”, të qeshura në konferencën e Presidentit: Unë Xheloz? Nëse ndodh kjo, do t’i jap 2 dekorata. Monikës dhe Lulzimit jo, sepse…

Nuk kanë munguar batutat në mbylljen e konferencës që Presidenti i vendit, Ilir Meta, mbajti këtë pasdite para gazetarëve.

I ‘ngacmuar’ nga gazetarja e cila tha se vuri re se Presidenti Meta ishte ndjerë xheloz për faktin se Rama dhe Basha janë të sinkronizuar në qëndrimin se në 18 tetor Shqipërisë do t’i hapen negociatat, ai tha se jo vetëm që nuk është xheloz, por nëse kjo ndodh do t’i japë dy dekorata Ramës, ndërsa Bashës dhe Kryemadhit jo.

“Që unë të bëhem xheloz për Ramën këtë se pranon as vete ai, ju i dini kontributet e mia për Edin. Dhe për situatën aktuale, mua më vjen keq, se gjithmonë i kam thënë më dëgjo mua se të del mire kur me dëgjon mua. Madje edhe disa diplomatëve u kam thënë: Ore mos ma merrni në qafë Edin, se i thonë mirë mirë, dhe kujton se e ka mirë, dhe pastaj merr në qafë edhe vendin, se ne kemi edhe hallin e Edi përveç të vendit, që është kryesori për mua”, u shpreh ai.

“Unë të jem xheloz? Unë i jap dekoratë atij vetëm të marrë datën e çeljes së negociatave, ai le të mos e pranojë… Bile do ti jap Urdhrin e Skënderbeut.

Dekoratën bëhuni gati, bile dy, edhe si kryeministër edhe si ministër i jashtëm.

Ndërsa Bashës nuk i jap se ai ka braktisur institucionet, as Monikës se i ka dhënë besën Bashës, kështu që jemi në rregull…”, vijoi më tej.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera