» Një bionde e një brune, ja kush janë dy vajzat që do jenë krah Renato Mekollit në “Hell’s Kitchen”

Një bionde e një brune, ja kush janë dy vajzat që do jenë krah Renato Mekollit në “Hell’s Kitchen”

Edhe pak dhe do të nisë transmetimin emisioni “Hell’s Kitchen 2” i shefit të kuzhinës, Renato Mekolli.renato

Më herët, ai lajmëroi nëpërmjet një postimi në “Instagram” se këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë vetëm, por me dy vajza, njëra brune dhe tjetra bionde.ani alku

Fillimisht Renato zbuloi identitetin e biondes, ajo është Ani Alku, ish-konkurrente e “Hell’s Kitchen”. Ndërsa sot ai tregoi edhe vajzën brune, e cila është Albana Dulellarin, që shumë prej nesh mund ta mbajnë mend si Albana e “Masterchef”.

“E mbani mend besoj që ju kam thënë se këtë herë krah meje, në Kuzhinën e Ferrit, si ndihmës shefe do të kem dy vajza. Një bjonde e një brune. Të parën, Anin, e zbulova pak ditë më parë. Sot është dita të flasim për tjetrën, atë që e ka treguar me prova e shpirt se mund të jetë krahu im i djathtë. Shumëkush e njeh si Albanën e famshme të Masterchef-it, shumë të tjerë si mjeshtren në restorantet e ndryshme ku ajo ka punuar e punon. Unë e njoh shumë më shumë, si duarartën dhe vajzën energjike,shumë vite pranë meje në Greqi,por edhe ketu në Restorantin tim dhe të të gjithëve në Tiranë, në “Umami restaurant by Renato Mekolli” dhe e dua patjetër në Hell’s Kitchen. Edhe ajo tha “Po” e do të jetë me ne në këtë edicion, që mezi po e presim të gjithë…”, shkruan Renato krahas fotos së Albanës.renato


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera