» Rikthehen temperaturat e larta dhe i nxehtë afrikan në Europë

Rikthehen temperaturat e larta dhe i nxehtë afrikan në Europë

Edhe pse nuk jemi më në stinën e nxehtë të verës dhe temperaturat kanë filluar të bien, mesa duket do kemi një vjeshtë-verë. Temperaturat e larta nuk kanë ikur me gushtin.

Sipas “Metoalb” pritet që për Mesdheun të vijën sinjalet e para për masat ajrore të nxehta nga Afrika.

Këto do të pasohen me temperatura të larta, që do të prekin kryesisht Francën dhe Italinë. Në këtë rreth nuk përjashtohet as Shqipëria, e cila ditët e para të muajit pati temperatura kryesisht të larta.

“Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës vijnë sinjalet e para për Mesdheun dhe pjesërisht Europën qendrore ku sërish priten masa ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë temperatura të larta: Kryesisht në Francë dhe Itali” – shkruan ‘Meteoalb’.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera