» ‘Michael Schumacher është i vetëdijshëm’, lajm i mirë nga Franca

‘Michael Schumacher është i vetëdijshëm’, lajm i mirë nga Franca

Lajme të vira vijnë për kampionin  e botës, Michael Schumacher. Ai  është zhvendosur në një spital në Paris ku po trajtohet me një terapi me qeliza staminale.

Prej vitit 2013 ku ra në koma, si pasojë e aksidentit me ski, Schumacher është mbajtur i “fshehur” nga familja dhe shumë pak dihej për shëndetin e tij.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, një infermiere e cila është pjesë e skuadrës mjekësore që po kujdeset për të, ka zbuluar: “Ai është në listnë e pacientëve të mi dhe mund t’iu siguroj se është i vetëdijshëm”.

Duke cituar burime por pa i bërë publike, “Le Parisien” pretendon se 7-herë kampioni i Formula 1 është kuruar edhe dy herë të tjera në spitalin “Georges-Pompidou” në kryeqytetin francez, duke u regjistruar me emër të rremë dhe në kujdesin e një grupi të vogël mjekësh.

Po ashtu, duke qëndruar në atë që raporton “Le Parisien”, ish-piloti gjerman është vizituar nga shumë të afërt, mes tyre edhe miku i tij Jean Todt.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera