» Mbylli parlamentin britanik, Gjykata rrëzon Johnoson

Mbylli parlamentin britanik, Gjykata rrëzon Johnoson

Gjykata më e lartë e Skocisë e cilësoi të paligjshëm pezullimin e punës së parlamentit nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Një panel prej tre gjyqtarësh shqyrtoi rastin e paraqitur nga 75 deputetë britanikë që sfiduan vendimin e kryeministrit.

Vendimi përmbys atë të mëparshmin që favorizonte Johnsonin, por nuk dihet sa do të ndikojë në rifillimin e punës së parlamentit të tashmë të pezulluar nga orët e para të së martës.

Kjo pasi, Gjykata nuk ka dhënë ndonjë urdhër për anulim të pezullimit meqë javën e ardhshme do të zhvillohet një seancë e plotë në Gjykatën Supreme të Londrës.

Ligjvënësit britanikë nuk pritet të kthehen në parlament deri në 14 tetor, kur mbahet fjalimi i Mbretëreshës Elizabetë dhe bëhen publike planet legjislative të Johnsonit.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik ka thënë se është i “zhgënjyer” me vendimin dhe do ta apelojë në Gjykatën Supreme.


360grade.al


Tërmeti që po themelon Diktaturën

Të tjera