» 30 qershori/ PD publikon të tjera prova: Ja si PS vodhi votat e pavlefshme

30 qershori/ PD publikon të tjera prova: Ja si PS vodhi votat e pavlefshme

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet për 30 qershorin, ndërsa ka publikuar sot të tjera prova ku sipas tyre, faktohet se si u manipulua procesi i votimit.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se ka patur vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferuar PS-së si të vlefshme.

 

 

 

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.

3782efd3-ab01-45d2-b624-d31e26ec8833e505f57c-d712-4b08-8abb-7b6a4be214d14673ab6a-7a7c-4441-85d0-976211d85fb5

 

 

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera