» “Rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”/ Kujt i drejtohet Rama brenda administratës

“Rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”/ Kujt i drejtohet Rama brenda administratës

Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin e përjavshëm me koordinatorët e Bashkqeverisjes.

Ndërsa një qytetar i është ankuar për problemet me administratën, duke u shprehur se  “Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”.

Por, përgjigjja e kryeministrit ishte “Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë.”

Më tej, Rama shtoi se për t’u përballur me këtë situatë kërkon durim.

“Por megjithatë kjo kërkon durim të madh kërkon vullnet kohë dhe sigurisht sisteme. Dhe platforma është një nga ato sisteme që i mpin buburrecat dhe disa prej tyre edhe i shtyp. Unë e di që ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës kushedi ç’keni hequr me ta. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar atë porosinë e Nënë Terezës, në vend se të mallkojmë errësirën të ndezim një qiri çdo ditë derisa të bëhet dritë”, tha Rama./ CNA.al


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera