» Një ditë pas “goditjes nën brez” nga Tahiri, ish-ministrja e Mbrojtjes merr një surprizë nga kolegët e Parlamentit

Një ditë pas “goditjes nën brez” nga Tahiri, ish-ministrja e Mbrojtjes merr një surprizë nga kolegët e Parlamentit

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës së re në Komisionin e Politikës së Jashtme kanë festuar sot ditëlindjen e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm ka mbushur sot 55-vjeç. Deputetët i kanë bërë një surprizë ditën e sotme ish-ministres, duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule.

Buqeta me lule për ish-ministren, duket se është porositur deputetja e partisë çame të Dibrës, Reme Lala.

MImi-Kodheli-feston

Në fotot e realizuara në Kuvend, vihet re pranie e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, deputetëve, Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Ligoraq Karamelo,  Eglantina Gjermeni dhe Andrea Marto.

Ndërkohë që një ditë më parë, ish-ministrja e Mbrojtjes ka marrë një “surprizë të hidhur”, në gjyqin e  ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit bëri të ditur se për problemet e radarëve dhe trafikun e drogës ka vënë në dijeni me një letër ministren e Mbrojtjes së asaj kohe, pra Kodhelin.

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit të Jashtëm e ka quajtur qëndrimin e Tahirit si “goditje nën brez”.

MImi-Kodheli-feston11

70714990_2390214864577861_4191736953881755648_n

Panorama


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera