» Gent Cakaj takon ministrin izraelit

Gent Cakaj takon ministrin izraelit

Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u prit në një takim nga Ministri për Bashkëpunim Rajonal i Izraelit, Tzachi Hanegbi.

Tema kryesore e takimit ishte përgatitja e Shqipërisë për Konferencën e Grupit të Mesdheut më 24 dhe 25 tetor.

Duke vlerësuar relevancën e tematikave të Konferencës, si bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë, politikat e përbashkëta për luftën kundër terrorizmit, si dhe bashkëpunimi për prosperitet ekonomik e social i vendeve të Mesdheut të cilat do të jenë në qendër të diskutimeve të kësaj Konference, pjesëmarrja e Izraelit do të ishte e një rëndësie të veçantë.

Dy ministrat diskutuan edhe për mundësitë e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit veçanërisht në fushën e ekonomisë, turizmit dhe sigurisë.

Vizita në Izrael e kryediplomatit shqiptar do të plotësohet me masa konkrete politike dhe diplomatike të mëtejme në shërbim të forcimit të lidhjeve midis dy vendeve.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera