» Shpalli kandidaturën për kreun e PS Durrës, merr “dhuratë” shkarkimin nga puna

Shpalli kandidaturën për kreun e PS Durrës, merr “dhuratë” shkarkimin nga puna

Në prag të nisjes së garës për zgjedhje të brendshme në Partinë Socialiste kanë nisur edhe përplasjet e para. 

Arlind Kërtusha ish kreu i FRESSH Durrës ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e degës së PS në Durrës, ndër më të rëndësishmet në vend,  e për të sfiduar kreun aktual Luan Zaza, një ndër drejtuesit  me të jetëgjatë në krye të degës së PS Durrës, që pretendon sërish një mandat tjetër.

Vendimi i Kërtushës nuk është pritur, ndërsa kanë nisur përplasjet e para. Pak ditë pasi Kërtusha nisi takimet në bazë, atij i komunikohet se është shkarkuar nga puna.

Ardit Kërtusha ishte Drejtori Rajonal i Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit Humbjeve në OSHEE-në e Durrësit. Ardit Kërtusha më herët ka qenë për 5 vite Drejtor i Këshillit Qarkut si dhe një mandate kryetar i FRESSH Durrës.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera