» Ekspertë dhe agjentë hyjnë në Kadastrën e Vlorës, marrin dosje dhe informacione të rëndësishme

Ekspertë dhe agjentë hyjnë në Kadastrën e Vlorës, marrin dosje dhe informacione të rëndësishme

Dita e sotme ka nisur me tensione në Kadastrën e Vlorës, për shkak të shkarkimeve të fundit të drejtorit, nëndrejtorit dhe shumë punonjësve.

“BalkanWeb” raporton se zyrtarët e shkarkuar nuk iu lirojnë zyrën pasardhësve të tyre dhe kjo ka bërë që në këtë institucion të ketë një numër të madh policësh, për të shmangur një përplasje të mundshme.

Në ambientet e Kadastrës kanë hyrë ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik, të cilët kanë tërhequr disa informacione dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur.

“Brenda kanë hyrë ekspertë dhe agjentë të antikrimit ekonomik. Nuk dihet nëse ka hetim për dosjet, por burimet bëjnë me dije se ata kanë tërhequr disa informacione dhe dosje, që dyshohet se nuk janë përfunduar në mënyrën e duhur. Aty ndodhet edhe në automjet i Ministrisë së Brendshme, si dhe automjete të tjera me intensitet të lartë të policisë. Ky institucion është në qendër të vëmendjes”, tha gazetari.

Më tej, gazetari shtoi se është ngritur një grup pune, që ka nisur të hetojë të gjitha pronat, për të cilat ka pasur një zbatim vendimi.

“Ka një grup pune, që ka nisur punën për të hetuar të gjitha pronat, për të cilat nuk ka pasur një zbatim vendimi. Në heshtje, kemi mësuar se ka një lloj përplasjeje mes deputetëve dhe drejtuesit të Kadastrës qendrore, sa i përket emërimeve të reja dhe atyre që ikën. Ajo që po shihet me vëmendje është fakti se janë shumë vendime, për të cilët nuk ka pasur zbatim. Drejtori ka nisur punën në Kadastër, ndërsa nëndrejtori nuk ka hyrë ende në zyrë”, theksoi Mehmetaj.

Ka kaos aty?
Puna ka nisur për të dy palët, nëndrejtori po punon në një zyrë tjetër, ndërsa drejtori është në zyrën e tij. Nuk ka kaos. Në ditët në vijim pritet të ketë një numër më të madh të qytetarëve që interesohen për pronat. Problematikë më të madhe ka me pronat e bregdetit, si mbivendosje pronash dhe legalizime.

Sa është afati për të liruar zyrat?
Të hënën është dorëzuar çelësi, drejtori ka hyrë në zyrën e tij që ditën e parë. Por nëndrejtori nuk e dorëzon çelësin te pasardhësi i tij. Brenda ditës së nesërme vjen vendimi nëse zyrtarisht drejtori dhe nëndrejtori do të shkarkohen. Me përfundimin e këtij afati përfundon dhe afati i punës së tyre.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera