» Fotot- E fundit nga Meghan Markle që po çmend Elisabetën/ Refuzon ftesën e Mbretëreshës dhe shihet vetëm në …

Fotot- E fundit nga Meghan Markle që po çmend Elisabetën/ Refuzon ftesën e Mbretëreshës dhe shihet vetëm në …

Dukesha e Sussex është fotografuar (dhe intervistuar) e lumtur dhe e qetë në Amerikë. Shumë keq që në ato ditë ajo duhej të ishte mysafire me burrin dhe djalin e saj në Balmoral. Por ajo e refuzoi ftesën duke i zemëruar të gjithë …

 

Meghan Markle ka bërë sërisht  një tjetër nga ato “të sajat”…. Pajtohem me pavarësinë dhe alergjinë ndaj traditave të oborrit mbretëror, por kësaj radhe gruaja e Harryt të Anglisë me të vërtetë e ka ekzagjeruar. Duke refuzuar qartë ftesën e mbretëreshës. Dhe, jo e lumtur, fluturoi vetëm për New York për në finalen e tenisit US Open. Për të brohoritur shoqen e saj Serena Williams. E cila, megjithatë, ka humbur keq, siç ndodhi edhe  Wimbledon. Gjithmonë në prani të Meghan Markle … –

 

Ftesa e injoruar – Fakti është se Mbretëresha Elizabeta kishte ftuar zyrtarisht Harryn e Anglisë, gruan e tij Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie në Balmoral, në vendbanimin e saj veror në Skoci. Aty ku kanë shkuar të gjithë Windsorët, si zakonisht, edhe këtë verë. Përfshirë Sarah Ferguson (mbesa e mbretëreshës), e cila tani është kthyer në familjen e saj. Sigurisht, në Skoci mbretëresha zakonisht shkon për gjah dhe shtron barbeque. Dhe ishin shumë nga ata, që buzëqeshën nën hundë , duke menduar Meghan Markle, një animaliste dhe  dhe vegane e njohur, duke shkuar për gjah mbi kalë, apo duke shtruar barbequetë e famshme … Epo, me një injorim të madh ndaj ftesës së mbretëreshës, Meghan e bindi burrin e saj Harry e Anglisë të refuzojë ftesën. Me një justifikim vërtetë të turpshëm …

Image result for elizabeth in balmoral

Related image

 

Justifikimi nuk qëndron “në këmbë” – Po, sepse Meghan Markle dhe Harry thanë që Archie është shumë i vogël për të fluturuar për në Skoci. Çfarë? Pikërisht ata që fluturuan gjatë gjithë verës (për më tepër në avionët privatë super ndotës dhe super të shtrenjtë …) për të kaluar pushimet e tyre super luksoze? Dhe me Archie me vete: të paktën katër fluturime në njëmbëdhjetë ditë në gusht dhe asnjë prej tyre nuk ishte për të shkuar në Skoci tek Mbretëresha Elizabet? Jo, kjo nuk vete. Por nuk ka mbaruar …

 

Related image

E vetme në New York – Meghan Markle, pikërisht në ditët kur ajo duhej të ishte në Balmoral, mysafire tek Elisabeta, kërkoi dhe ja doli të fluturonte (vetëm!) për në New York, për të marrë pjesë në finalen e tenisit për fermra US Open, në të cilën luajti shoqja e saj Serena williams. Tani, përveç faktit se Dukesha e Sussex-it asistoi dy finale të Williams dhe Serena I humbi të dyja (Wimbledon dhe New York, në fakt), Meghan e ‘pa kënaqur” e lejoi veten të fotografohej e lumtur dhe madje u intervistua. Dhe tha që ndjehej shumë rehat në New York, se ndihet si në shtëpinë e saj. Me fjalë të tjera, një tjetër mungesë respekti: Çfarë kërkoni ju anglezët? Unë jam amerikane dhe dua të kthehem në Amerikë. Edhe nëse I kuston të hapë “luftë”  me mbretëreshën. E bërë tashmë, zonjë …/Përshtati 360grade.al


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera