Ushqimet e shëndetshme që duhen konsumuar në mëngjes - 360 Grade

Ushqimet e shëndetshme që duhen konsumuar në mëngjes

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin? Zakonisht, një filxhan kos, një filxhan kafe dhe lëng i freskët portokalli plotësojnë pritshmëritë bazë për një mëngjes perfekt në dukje.

Për fat të keq, të paktë janë ata që janë të ndërgjegjshëm mbi pasojat që disa ushqime lënë në stomakun tonë kur konsumohen me të hapur sytë

Ushqimet e shëndetshme që duhen konsumuar në mëngjes

Tërshëra

Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut. Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

Vezët

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Boronicat

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./AgroWeb.org


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera