» Reja i kënaqur me fitoren, por ka një vërejtje

Reja i kënaqur me fitoren, por ka një vërejtje

Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Islandës me rezultat 4:2, ndërsa përzgjedhësi Edi Reja ka thënë se futbollistët e tij mund të evitonin pësimin e atyre golave.

“Më bëhet qejfi që kemi fituar, por më vjen keq që kemi pësuar gola të evitueshëm, pasi nuk pësohen të tilla gola. Prisja që ata të dominonin, por ne treguam se ishim mirë edhe nga gjendja fizike si edhe nga ajo mentale dhe fituam. Edhe ndeshjen e kaluar nuk meritonim të humbnim me Islandën, por me këta lojtarë mund të përmirësohemi, Hysaj, Bare, Gjasula që është një digë”, ka thënë Reja.

“Jo vetëm fizik por edhe nga ana taktike. Këtë ndeshje gjetëm forca të reja. Objektivat, vendi i dytë? Skuadra po rritet, ajo që kemi bërë në fillimin e pjesës së dytë nuk duhet të ndodhë. Nëse duam rezultat nuk duhet të ulim vëmendjen, ulëm forcat kur shënuam gol. Ndoshta duhet të shënojnë kundërshtarët që të reagojmë dhe të shënojmë dy, por kjo nuk ndodh përherë. Është fondamentale se po punojmë mirë dhe djemtë duhet të vijnë me dëshirë. Deri më tani nuk kemi bërë asgjë, kemi dy ndeshje jashtë fushe, duhet të marri maksimumin. Duhet të marrim maksimumin në shtëpi, djemtë duhet të tregojnë të gjithë kapacitetin dhe tregojnë dëshirë për t’u përmirësuar. Kjo ndeshje nuk ndikon për të ardhmen pasi edhe mund të largohem, por më pëlqen klima që është”.

Mbrojtja? Sot diçka kishte sepse Gjimshiti kishte probleme, kërkoi të zëvendësim por nuk e [pashë. Por më parë më kishte thënë Hysaj që kishte probleme në pulpë. Nuk e dija nëse Bare dhe Memushaj luanin 90 minuta, ata që u futën në pjesën e dytë më dhanë kënaqësi Pastaj nxora Gjimshitin dhe futa Veselin që bëri një ndeshje të mirë. Por kjo do të thotë shpirt skuadre, kemi krijuar grup. Performanca të këqija nuk do ketë, mund të humbim por duke perfomuar keq.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera