» “Lajm në hava …”/Futbollistët e Kombëtares pa pasaportë diplomatike? Reagon Cakaj: I uroj suksese …

“Lajm në hava …”/Futbollistët e Kombëtares pa pasaportë diplomatike? Reagon Cakaj: I uroj suksese …

Pas deklaratave të një ditë më parë se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, ka reaguar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

 

Me anë të një postimi në “Twitter” vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Islandë, Cakaj pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar në këtë përballje, e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e quajtur të pavërtetë.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtërt”,- shkruan Cakaj në Twitter.

Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016. Por i menjëhershëm ka qenë dhe sqarimi i kreut të diplomacisë shqiptare, i cili ka siguruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera