» PIKANTET| Shqipëri- Islandë/ Ekipet u përplasën në tunel, Reja nuk festoi vetëm një gol

PIKANTET| Shqipëri- Islandë/ Ekipet u përplasën në tunel, Reja nuk festoi vetëm një gol

Thirrja e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për tifozët VIP që ta mbështesin edhe në ditë të vështira, nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Madje, janë tejkaluar pritshmëritë në “Elbasan Arena”, pasi dje ishin rreth 10 mijë të pranishëm në stadium për të ndjekur Shqipëri-Islandë.

Gjyqtarët që bëjnë masazh para ndeshjes, ndërsa ekipet “përplasen” gjatë mbërritjes. Një skuadër e mbushur 100 për qind me autoktonë dhe rastësia me mbiemrat, të gjitha këto, por jo vetëm, ishin disa nga pikantet e mbrëmjes së djeshme, të cilat serviren nga “Panorama Sport”.

– Shpesh gazetarët hasin vështirësi për të kaluar kordonët e policisë për të hyrë në stadium dhe, me sa duket, kësaj here dikush është ankuar deri tek UEFA. Thuhet kështu, pasi përfaqësuesi i UEFA-s për mediat shkoi deri te policët në hyrje të stadiumit për t’u bërë të ditur që duhet të lejonin gazetarët, madje edhe ata që ende nuk kishin marrë akreditimin.

– Të dyja përfaqësueset vijnë pothuajse në të njëjtën kohë në stadium, me islandezët që mbërrijnë vetëm 60 sekonda më  parë. Kjo bëri që ekipet të “përplaseshin” gjatë hyrjes në dhomat e zhveshjes

Reja Kombetarja

-Pasi Odise Roshi shënoi golin e tretë, të gjithë në festë në stadium, përveç Edi Rejas. Tekniku ishte i nervozuar për ndonjë aksion apo rast të mëparshëm. Nga arbitri merr edhe të verdhin, ndërkohë që shpërthen në golin e katërt të Cikalleshit. Reja tërbohet edhe me 6 minutat shtesë, duke i thënë diçka gjyqtarit të katërt./Panoramasport


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera