» U larguan nga “Ditë e Re”, ja ku do i shohim tani, ‘Zogun e Tiranës”, Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin

U larguan nga “Ditë e Re”, ja ku do i shohim tani, ‘Zogun e Tiranës”, Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin

Pak kohë më parë Dajana Shabani, “Zogu i Tiranës” dhe Besmir Metani njoftuan se do të largohen nga emisioni i mëngjesit “Ditë e Re”.

Vendin e tyre e zuri Arjola shehu dhe Kelvi Kadilli, ndërsa ende nuk dihej gjë se çfarë do të ndodhte me tre moderatorët.

Megjithatë pak minuta ma parë, Dajana Shabani ka treguar detajet e para dhe duket se moderatorët do të vazhdojnë të jenë sërish bashkë. Tre moderatorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në “Ora News”, por ende nuk kanë zbuluar se për çfarë emisioni bëhet fjalë.

“Jeni gati për surprizën e madhe? Nuk e kemi mbaruar ende misionin tonë. Rikthehemi së shpejti në ekranin e Ora, me një projekt të ri, orar i ri. Ne të tre”, shkruan Dajana.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera