» Është ndarë nga bashkëshorti që është në kërkim nga policia? Reagon Angela Martini

Është ndarë nga bashkëshorti që është në kërkim nga policia? Reagon Angela Martini

Prej disa kohësh modelja e njohur, Angela Martini, është në qendër të vëmendjes nga media, për shkak të problemeve që ka me bashkëshortin, Dragos.

Gjithashtu u tha se modelja është ndarë nga partneri i saj, për shkak se ky i fundit kishte probleme me drejtësinë në Rumani. Madje ajo nuk ka publikuar as foto me të në rrjetet e saj sociale.

Por Angela i hodhi poshtë këto dyshime, duke thënë se ajo i qëndron pranë bashkëshortit dhe se janë më të dashuruar se kurrë. Në qershor kur u përhap lajmi për ndarjen e mundshme të tyre, modelja u shpreh se, “çështja gjyqësore ndaj Dragos u hap për arsye tërësisht politike, kur u prek një nga bizneset e tij 17 vjet më parë”.angela martini1

Ndërkohë së fundmi, teksa bukuroshja shqiptare ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”, një fans ka vendosur ta pyesë pikërisht në lidhje me këtë çështje.angela

“Nuk po të shofim një foto me burrin, na ke bërë merak”, i shkruan ndjekësi, të cilit Martini i shkruan: “Unë nuk shqetësohem”, duke mos dhënë një përgjigje të qartë sesi qëndron e vërteta për martesën e saj me, Dragon.angelaangela


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera