» Iu hoqi pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares/ Andi Lila “kryqëzon” Cakajn

Iu hoqi pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares/ Andi Lila “kryqëzon” Cakajn

Futbollisti i Kombëtares dhe njëkohësisht kryetari i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila ka deklaruar  se ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u ka hequr pasaportat diplomatike futbollistëve, të cilët ishin pjesë në Europian, që u dekoruan në vitin 2016, pa asnjë motivacion.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Lila tha se lojtarët kuqezinj u pajisën me pasaporta diplomatike pas suksesit të arritur duke u kualifikuar në fazën e grupeve të europianit të vitit 2016 dhe se pret një aryse pse ju është hequr pasaporta.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.

Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekoruan.

Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë”, u shpreh Lila.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera