Alarmi: Ndryshimet klimatike, do të përkeqësojnë alergjitë e shkaktuara nga polenet - 360 Grade

Alarmi: Ndryshimet klimatike, do të përkeqësojnë alergjitë e shkaktuara nga polenet

Lëpusha, është në pamje të parë një bime e pafajshme. Por ajo është në fakt burim i shqetësimeve për shumë njerëz, sidomos gjatë sezonit të pranverës dhe vjeshtës. Fuqia alergjenike e kësaj lloj barishteje, është e jashtëzakonshme.

Edhe një bimë e vetme mund të prodhojë deri në 1 miliardë kokrra poleni, duke ngacmuar sinuset e atyre që vuajnë nga alergjitë e polenit. Por tani që temperaturat globale po rriten për shkak të ndryshimit të klimës, këto alergji pritet të përkeqësohen, veçanërisht në sezonin e vjeshtës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara, popr jo vetëm, do të kenë shumë më tepër ditë me nxehtësi ekstreme deri në vitin 2036. Gjithnjë në se nuk bëhet asgjë për të frenuar emetimet në rritje të karbonit në atmosferë.

Një raport i publikuar në muajin korrik nga Unioni i Shkencëtarëve të Shqetësuar (UCS), vuri në dukje se qytete si Nju Jorku, mund të përjetojnë deri në 51 ditë shumë të nxehta në vit, që do të kenë një rrezikshmëri të lartë për shëndetin. Dhe Nju Jorku, është vetëm një nga 160 qytetet që do të ketë të paktën 30 ditë çdo vit, ku temperatura do t’i kalojë 40 gradë celcius.

Tridhjetë ditë më të ngrohta vere, do të thotë më shumë kohë për rritjen e luleve të lëpush.

“Në vjeshtë, lëpusha është një nga përgjegjësit kryesorë të alergjive, pasi kur është më e ngrohtë ajo rritet më shumë”-shprehet Keneth Mendez, presidenti i Fondacionit të Astmës dhe Alergjisë në SHBA.

“Ngrica e shkatërron këtë bimë. Kësisoj, sa më vonë të mbërrijë ajo, dhe sa më i gjatë të jetë sezonit i rritjes, aq më të rënda do të jenë alergjitë”- thekson ai. Alergjistët theksojnë ndërkohë se gjatësia e kësaj bime gjatë viteve të fundit është shtuar, çka është rezultat i sezonit më të gjatë me temperatura të larta.

” Ne e dimë që bimët duan ujë dhe nxehtësi që të rrieten, dhe kjo e sivjetshmja ka qenë një verë e nxehtë, dhe më shumë shira. Ne parashikojmë që poleni të jetë shumë i pranishëm këtë vit”- thotë Stenli Fineman, alergolog dhe ish-president i Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë.

Tipikisht, nivelet e polenit arrijnë kulmin në mesin e muajit shtatorit. Sidoqoftë, në disa pjesë të SHBA, përfshirë Nju Jorkun, kulmi i tyre mbërrin në fund të tetorit të këtij viti. Në vitin 2018, një studim i botuar në revistën PLOS ONE nga studiues të Universitetit të Uashingtonit dhe

atij të Masaçusetsit, zbuloi se lëpushka do ta zgjerojë shtrirjen e saj si pasojë e rritjes së temperaturave.

Lidhja midis ndryshimeve klimatike dhe alergjive, nuk ka të bëjë vetëm me sezonet e gjata. Një aspekt tjetër është se lëpushat lulëzojnë në vende me nivele më të larta të dioksidit të karbonit. “Një rritje e dioksidit të karbonit në atmosferë, ushqen gjithashtu rritjen e lëpushave”- thotë Mendez.

Një studim i publikuar në vitin 2000, zbuloi se bimët me lule mishtore rriteshin në madhësi, kur ekspozoheshin më shumë ndaj dioksidit të karbonit. Ato prodhonin gjithashtu më shumë polene. Kërcënimi më i madh nga ndryshimi i klimës, është se dioksidi i karbonit në atmosferë, po rritet me ritme tejet të larta.

Por ka ndërkohë edhe faktorë të tjerë në sezonin e vjeshtës, që mund të intensifikojnë prodhimin e polenit. “Në vjeshtë, kemi gjethe që bien, prandaj poleni përhapet përmes tyre”- thekson me tej Mendez. Alergjitë sezonale, janë shumë më tepër sesa teshtimat, lotimi i syve dhe rrjedhja e hundëve.

Studiuesit kanë zbuluar, se ndërsa alergjitë sezonale po përkeqësohen, ka pasur më shumë shtrime urgjente në spital të lidhura me astmën, veçanërisht për njerëzit nën moshën 18-vjeçare. Alergjitë janë një shkas për astmën. “Alergjia mund të jetë një shkas për astmën. 3.000 njerëz në vit vdesin nga astma vetëm në SHBA”- deklaron Mendez.

Sipas Qendrave së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, përqindja e njerëzve që janë diagnostikuar me astmë, u rrit më pak se 1 për qind midis viteve 2001 deri 2010. Ndërsa myku nuk është polen, ai mund të përkeqësojë reaksionet alergjike të lidhura me polenin.

Mendez shtoi se myku është një shqetësim tjetër për alergologët, pasi lidhet me ndryshimin e klimës, për shkak se më shumë rreshje shiu dhe stuhi, do të thotë më shumë myk.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera