» Çmimi i energjisë/ Në Shqipëri më shtrenjtë se në Suedi, Balluku: Prodhojmë energji të rinovueshme

Çmimi i energjisë/ Në Shqipëri më shtrenjtë se në Suedi, Balluku: Prodhojmë energji të rinovueshme

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan dhe në Evropë që prodhon 100 përqind energji të rinovueshme. Rezultati i këtij krahasimi në rrafsh rajonal dhe evropian që e paraqet vendit tonë në pozitën më të volitshme përsa i përket prodhimit të energjisë së ripërtëritshme (në përgjithësi përkufizohet si energji që vjen nga burimet natyrore, siç janë: rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale), u artikulua nga Balluku në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore që u mbajt ditën e sotme në Selanik.

Në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore u diskutua për bashkëpunimin rajonal për krijimin e linjave të interkonjeksonit qofshin këto të energjisë elektrike apo linjave të interkonjeksionit të gazit, të cilat sot kanë rezultuar që janë komponentët më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit. Çfarë tjetër diskutuam gjatë këtij forumi shumë të rëndësishëm ishte dhe bashkëpunimi në fushën ekonomike midis shteteve tona, krijimi i blloqeve të përbashkëta të investimit qofshin këto në gazifikim apo në gjenerimin e energjisë elektrike. Ky fakt ne na dallon nga shtetet e tjera por gjithashtu çfarë ne punojmë sot dhe çfarë unë kam deklaruar gjatë forumit është diversifikimi i burimeve të energjisë pasi ne na duhet që këto burime të jenë burime të mjaftueshme për kërkesat që vendi sot ka dhe për të zvogëluar dhe minimalizuar importet e energjisë që ne kemi gjatë periudhës së verës, pra gjatë kohës kur duhet më shumë energji për të dhënë të gjithë abonentëve të rrjetit”, është shprehur ministrja Balluku në përfundim të forumit.

Sikurse e dimë, dobitë që ofron energjia e rinovueshme përfshijnë: zvogëlimin e gazrave serrë, diversifikimin e furnizimit me energji, uljen e çmimit të energjisë, si edhe kursimin e parave, pasi një pjesë të energjisë shtëpiake mund ta sigurojmë nëpërmjet paneleve diellore ose turbinave. Megjithatë, të dhënat e publikuara nga “Eurostat”-i për vitin 2018, tregojnë se çmimet e energjisë në vendin tonë të shprehura në paritetin blerës janë relativisht të larta në krahasim me vendet e tjera të Europës. Pra, në të vërtetë Shqipëria nuk ka rritur të përtojë faktorin parësor të dobishëm që pretendohet nga vendet prodhuese të enegjisë së rinovueshme: uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Sërish sipas “Eurostat”-it, çmimet e energjisë elektrike në vendin tonë janë më të larta se në Suedi, në Finlandë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Holandë, si edhe në një pjesë të konsiderueshme të vendeve europiane.

Siç duket qartë nga të dhënat e përpiluara në tabelën e mëposhtme, në shumë prej vendeve më të zhvilluara të Europës siç është Luksemburgu, çmimet e energjisë janë bindshëm më të ulëta sesa në Shqipëri. Ndërkohë, në krahasim me rajonin, shqiptarët paguajnë më pak se malazezët por më shumë se maqedonasit dhe serbët.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera