» “Kemi nevojë për fashistët, që të shpëtojmë kombin nga komunistët …”/ Kur milionerët e Uoll Stritit, planifikuan rrëzimin e Ruzveltit me një grusht shteti ushtarak, ndër puçistët edhe gjyshi i George Bush …

“Kemi nevojë për fashistët, që të shpëtojmë kombin nga komunistët …”/ Kur milionerët e Uoll Stritit, planifikuan rrëzimin e Ruzveltit me një grusht shteti ushtarak, ndër puçistët edhe gjyshi i George Bush …

Presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt, bëri shumë shpejt armiq amerikanët më të pasur në SHBA. Në mandatin e tij të parë, taksat e larta progresive të “New Deal”, dhe pezullimi i standardit të arit, frymëzoi një revoltë gjithnjë e më të madhe në mesin e biznesmenëve të industrive të mëdha.

Ndër më të pakënaqurit ishte Uilliam Hwrst, që e cilësoi “të paturpshëm” dhe “despotik” ligjin e ri të taksave. Por asnjëri nuk prej tyre nuk ishte aq i frikshëm, sa të komplotonte rrëzimin e presidentit nga detyra, me anë të një grushti shteti ushtarak të stilit fashist.

Është e pamundur të thuhet me saktësi se sa afër rrëzimit të Ruzveltit ishte Komploti i Biznesmëneve, që u quajt ndryshe nga Shtëpia e Bardhë edhe si “Puçi i Uoll Stritit”. Gjithçka që dimë mbi atë komplot, është rrjedhojë e një hetimi të kryer nga dyshja Mekormak-Dikshtein e Kongresit Amerikan në nëntorin e vitit 1934.

Image result for Franklin Ruzvelt wall street

Drejtuesi kryesor i komplotit ishte gjeneral-majori Smedli Batler, një udhëheqës ushtarak i respektuar. Më 1 korrik 1933, ai u takua me dy anëtarë të Legjionit Amerikan, që kishin lidhje me bisnesmenëet kryesorë të Uoll Stritit. Në atë kohë, Batler kishte një profili publik pozitiv, si rezultat i mbështetjes së statusit të veteranëve të luftës.

Anëtarët e Legjionit Amerikan, Bill Dojl dhe Xherwlld meguajër, synuan ta shfrytëzonin këtë gjë, kur i kërkuan Batlerit të paraqitej në kongresin e Legjionit Amerikan në Çikago, si pjesë e një fushate për të minuar lidershipin e kohës. Nga ana e tij Batler, e njihte indirefencën e drejtuesve të Legjionit ndaj anëtarëve të thjeshtë të saj.

Në një takim të dytë, Meguajër i propozoi Batlerit të sillte në tubim disa qindra veteranë për ndihmë, dhe i tregoi atij disa llogari bankare me vlerë deri 106.000 dollarë, për të paguar shpenzimet e tyre të udhëtimit. Batler nisi të dyshonte. Ai e dinte se asnjë grupim veteranësh, nuk mund të grumbullonte dot gjithë ato para.

Në këtë pikë, Batler e dinte që Meguajër merrte urdhra nga dikush, ndaj kërkoi të fliste me eprorët e tij. Atëherë ai u takua me Robert Klarkun, një biznesmen që kishte mbi 30 milionë dollarë pasuri, kryesisht falë trashëgimisë nga kompania e prodhimit të makinave qepëse “Singer”.

Klark dhe bashkëpunëtorët e tij, i kërkuan Batlerit të inkurajonte përkrahjen brenda Legjionit Amerikan, dhe ndoshta të ndikonte në rikthimin e standardit të arit. “Unë jam gati të shpenzoj gjysmën e 30 milionëve, për të kursyer gjysmën tjetër”- rrëfeu Klark.

Siç dyshonte Butler, kjo punë dukej se ishte gjithnjë e më pak në interes  të veteranëve, dhe më shumë për atë të oligarkëve. Klark financoi udhëtimin 7-mujor të Meguajër nëpër botë, ku ai do të vëzhgonte zhvillimet dramatike politike në Evropë.

Ai pa ngjitjen në pushtet të nazistëve. Ndërkohë, vlerësoi fashistët italianë dhe marrëdhënien e tyre simbiotike me interesat e fuqishme të vendit. Por modeli i Mekguajër ishte liga nacionaliste e krahut të djathtë në Francë, Kryqi i Hekurt, që kishte arritur të tërhiqte mbi 150.000 mbështetës, shumë prej të cilëve ushtarakë veteranë.

Kur u kthye nga Evropa, Mekguajër i kërkoi Batlerit, të krijonte një forcë paraushtarake prej rreth 500.000 ushtarakësh veteranë, dhe t’i përdorte ata për të rrëzuar nga pushteti presidentin Ruzvelt. Mekguajër i tha Batlerit, se shumë shpejt shtypi do të niste të fliste për biznesmenët e lodhur nga reformat ekonomike të pamatura të presidentit.

Ata planifikuan të fabrikonin një histori për shëndetin e keq të Ruzveltit, dhe të prisnin që presidenti të zbatonte urdhërat e puçistëve për të dhënë dorëheqjen. Ruzveltit do t’i lejohej të mbante një post ceremonial, ndërsa Batler dhe aleatët e tij do ta çonin vendin në drejtimin e duhur.

Meguajër tha se kompania e prodhimit të armëve “Remington”, do të furnizonte me armë ushtrinë e Batlerit.”Ne kemi nevojë për një qeveri fashiste, që të shpëtojmë kombin nga komunistët, të cilët duan të shkatërrojnë gjithçka që kemi ndërtuar në Amerikë. Të vetmit burra që kanë patriotizmin e duhur për ta bërë këtë janë ushtarët, dhe Smedli Batler është udhëheqësi ideal. Ai mund të organizojë brenda natës një ushtri me 1 milionë burra”- i tha ai një gazetari në Filadelfia.

Në dëshminë e dhënë më vonë para Kongresit, Batler tha se Mekguajër nuk donte gjakderdhje. Ai mendoi se një shfaqje e tillë e forcës në Uashington, mund të sillte një përmbysje të qetë të qeverisë amerikane. Të përfshirë në komplot ishin Al-Smith, ish-guvernatori i Nju Jorkut, dhe kandidati demokratik në presidencialet e vitit 1928, si dhe Preskot Bush, bankier, senatori i ardhshëm i Konektikatit, babai i Xhorxh H.W Bush, dhe gjyshi i George W.Bush. Çuditërisht nga këta njerëz të pasur dhe të shquar, askush nuk u thirr për të dëshmuar dhe as nuk u ndëshkua./ Përshtatur nga CNA.al


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera