» Dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit/ Ish-agjenti i CIA-s: Vladimir Putin e paralajmëroi Bushin

Dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit/ Ish-agjenti i CIA-s: Vladimir Putin e paralajmëroi Bushin

Një ish-analist i CIA-s pretendon se presidenti rus Vladimir Putin, e kishte paralajmëruar George W. Bush dy ditë para sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2001, duke i treguar për një komplot të afërt terrorist nga Afganistani.

Kjo gjë pohohet nga George Beebee, një analist i lartë i CIA-s në epokën e Bush, që së fundmi ka publikuar një libër me titull “The Russia Trap: How Our Shadow War with Russia Could Spiral into Nuclear Catastrophe”.

Image result for 11 september 2001

Beebee pretendon në libër, se Putini e kishte telefonuar Bush dy ditë para sulmeve në “Kullat Binjake”, për të paralajmëruar se inteligjenca ruse ka zbuluar shenja të një fushate terroriste fillestare në Afganistan, shkruan Tema.

Por Beebee nuk tregon, nëse SHBA ndërmori ndonjë veprim pas këtyre paralajmërimeve.

Në media është raportuar se edhe shërbime të tjera sekrete, si ato britanike, kishin paralajmëruar SHBA-të për sulmet terroriste.

Sulmi ndaj “Kullave Binjake” është akti më i rëndë terrorist i ndodhur në SHBA, i cili shkaktoi mijëra të vrarë e të plagosur.

Image result for 11 september 2001


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera